Kanalizimi nuk punon, në Liqenin e Ohrit notojnë edhe fekalet

Hotel “Desaret”, autokampi “Gradishte”, “Lubanishta” dhe “Livadishta”, restaurant “Ostrovo” dhe objektet tjera hotelerie në “Sv.Naum”, janë kyçur në sistemin e kanalizimit që ishte ndërtuar në vitin 2013, ndërsa I njëjti nuk funksionon, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Ndotës llogariten edhe shtëpitë private të vendosura në bregun e Liqenit të Ohrit, shtëpi të cilët janë të lidhur direkt në liqen.

Në fazën e trajtimit të mbetjeve  ujore nuk ka filtër dhe klorifikim gjatë  derdhjes në liqen, duke u llogaritur ndotës direkt i liqenit. Ndotës llogariten edhe lumenjtë e papastruar.

Ky problem u theksua në raportin e Institutit të shëndetit publik për sigurinë e cilësisë dhe shëndetit të ujërave sipërfaqësor gjatë fillimit të sezonit veror.

Theksohet që I vetmi hotel I përfshirë në sistemin kolektor është hotel “Makpetrol”

Raporti përfshin edhe monitorimin e cilësisë dhe sigurisë së ujërave në Liqenin e Prespës dhe Dojranit. Ujërat e këtyre tre liqeneve janë llogaritur të shkëlqyeshme për larje, në aspektin mikrobiologjik.