Jepet “Exodus” nga regjisori Çajani, premiera e re në Teatrin e Kumanovës

Kumanova sjell premierën e radhës një shfaqje e bazuar në tekstet e Juxhen O’Neilli dhe Eric Hallberg, nën interpretimin regjisorial të regjisorit Gent Çajani dhe me lojë të dy aktorëve Faton Ibrahimit dhe Egzona Salihut, njofton Portalb.mk

Teatri i Kumanovës ka përgatitur premierën më të re të quajtur “Exodus” në regji të Gent M. Çajani dhe me interpretimin e aktorëve: Egzona Salihu dhe Faton Ibrahimit.

“Exodus” ofron një koncept të jashtëzakonshëm, duke shqyrtuar temat e aktualitetit në një mënyrë tërësisht inovative. Me kujdesin dhe talentin e regjisorit Gent Cajani, historia e eksodit të ditëve të sotme përballet me sfidat e mëdha të ikjes, ballafaqimet me problemet, migrimin dhe vetminë në një mënyrë unike dhe thelbësore.’

Një ecuri e jashtëzakonshme e ngjarjeve dhe interpretimi i shkëlqyeshëm i Egzonës dhe Fatonit çon këtë shfaqje në një nivel të lartë artistik. Nën drejtimin e regjisorit Çajani, secila skenë zhvillohet me intensitet dhe ngjyrë, duke kapur vëmendjen dhe emocionet e publikut.”

Data e premierës: 06 Dhjetor – e mërkurë-  ora 19:00

Repriza e parë: 09 Dhjetor – e shtunë-  ora 19:00

TRILERI KËTU !