Janevska: Kuvendit sërish do t’i dorëzohet propozim-ligji për arsim të mesëm, me tekst të përmirësuar

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska deklaroi se Kuvendit sërish do t’i dorëzohet propozim-ligji për arsim të mesëm, me të cilin parashikohet që himni shtetëror të intonohet në fillim dhe në fund të vitit shkollor dhe në patronazhet e shkollave, njofton Portalb.mk.

“Diskutimi për propozim-ligjin për arsim të mesëm u bart na planin politik. Për shkak se u shndërrua në një temë tjetër, e jo temë për arsimin, konsideroj se është adekuate të tërhiqet ligji”, shpjegoi Janevska në lajmet e pasdites në TV Sitel.

Politika të mos futet atje ku nuk duhet, ndërsa në arsim edhe nuk guxon, theksoi Janevska, duke shfaqur shpresë se në të ardhmen do të vihet deri në mirëkuptim tek partnerët politik rreth simboleve të përbashkëta shtetërore, përmes rrugës paqesore.

“Unë këtu e sho rolin e arsimit. Do t’i përkushtohemi komponentës së edukimit, të multietnicitetit, të multikulturalizmit, respektimit të dallimeve në rpocesin arsimor. Këtu është shansi ynë. Tek të rinjtë të cilët tashmë e shohin botën e re, botë në të cilën më së paku është e rëndësishme se cilit grup etnik i përket, ose se nëse i përket popullit shumicë ose pakicë. Teknologjia po avancon nga dita në ditë, fotografia globale po ndryshon nga dita në ditë, ne nuk mundemi të jetojmë në të kaluarën. Këtu e shoh ardhmërinë dhe prosperitetin e këtij shteti”, tha Janevska.

Më 20 dhjetor, Qeveria tërhoqi projektligjin për arsimin e mesëm me të cilin parashikohej që himni shtetëror të intonohet në fillim dhe në fund të vitit shkollor dhe në patronazhet e shkollave.

Kujtojmë që nismë për intonimin e himnit shtetëror nëpër shkolla pati vjeshtën e vitit 2023, ku disa komuna të Shkupot të cilat drejtohen nga kryetarët e VMRO-DPMNE-së e cila ishte në opozitë aso kohe. Ky veprim u cilësua si veprim provokativ dhe me tendencë për nxitjen e raporteve mes bashkësive etnike. Ndërkaq në korrik të vitit 2024 Këshilli Komunal i Velesit vendosi që në vitin e ri shkollor 2024/25, çdo të hënë në turnin e parë dhe të dytë do të këndohet himni kombëtar i Maqedonisë së Veriut në fillim të mësimit në shkollat fillore.