Izraeli sulmoi sërish aeroportet në Damask dhe Halep

Të paktën një sirian është vrarë dhe një tjetër është plagosur sot në një sulm izraelit në aeroportet ndërkombëtare në Damask dhe Halep, transmeton Anadolu.

“Një punëtor civil në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut ra dëshmor dhe një tjetër u plagos, në një akt agresioni izraelit të dielën në mëngjes që synoi aeroportet ndërkombëtare të Damaskut dhe Halepit, duke i nxjerrë jashtë shërbimit”, njoftoi agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA.

“Të gjitha fluturimet e planifikuara në aeroportet e Damaskut dhe Halepit (mbërritje dhe nisje) do të transferohen në Aeroportin Ndërkombëtar të Latakias”, shtoi agjencia.

Aeroporti i Halepit u bombardua nga katër raketa, sipas kanalit “Al-Mayadeen” me bazë në Bejrut.

Dy aeroportet u sulmuan nga Izraeli edhe javën e kaluar.