Antikorrupsioni: Të shqetësuar seriozisht për ngjarjet në Këshillin gjyqësor

Në lidhje me zhvillimet e djeshme në Këshillin Gjyqësor të RMV-së, epilog i të cilave ishte shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e konsideron të nevojshme që publikisht të shprehet për rastin konkret. Sipas antikorrupsionit, duke marrë parasysh pozicionin e Këshillit Gjyqësor si organi më i lartë i pushtetit gjyqësor që duhet të avokojë për respektimin pa kompromis të parimit të shtetit të së drejtës dhe për sigurimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor si shtyllë e tretë e pushtetit, Komisioni Shtetëror shpreh shqetësimin serioz për ngjarjet e seancës së Këshillit Gjyqësor, për të cilën u prezantuan edhe video incizimet në media, transmeton Portalb.mk.

Për këto arsye, Komisioni Shtetëror u kujton personave që mbajnë postet më të larta shtetërore dhe ushtrojnë kompetenca publike detyrimin të respektojnë parimet e ligjshmërisë dhe integritetit nga Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit:

Parimi i ligjshmërisë

  • “(1) Secili është i detyruar të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në ushtrimin e funksionit, kompetencave publike dhe detyrave zyrtare.
  • (2) Askush nuk mund ta përdorë funksionin, autoritetin publik, detyrën zyrtare dhe pozitën për të kryer ose për të lënë një veprim që sipas ligjit nuk i lejohet, përkatësisht duhet ta kryejë, as t’ia nënshtrojë kryerjen e veprimit juridik interesit të tij personal, as për interesin e një personi tjetër.
  • (3) Askush nuk mund të thirret për përgjegjësi për korrupsion, përveç në rastet dhe kushtet e parapara me këtë ligj, Kodin Penal dhe ligje të tjera dhe në procedurën e përcaktuar me ligj.”

Parimi i integritetit

  • “(1) Secili është i detyruar që në kryerjen e funksionit, autoritetit publik dhe detyrës zyrtare të veprojë me ndërgjegje, ekspertizë, ndershmëri, efikasitet dhe paanshmëri.
  • (2) Personi zyrtar, në kryerjen e pushteteve dhe detyrave publike, është i detyruar të respektojë parimin e ligjshmërisë, parimin e barazisë, parimin e publicitetit, normat etike dhe standardet profesionale, pa diskriminim dhe pa favorizuar askënd me respekt të plotë ndaj interesit publik.
  • (3) Personi zyrtar, në kryerjen e detyrave të tij, është i detyruar t’u kushtojë vëmendje konfliktit të mundshëm të interesave dhe në kryerjen e pushteteve dhe detyrave publike nuk guxon të udhëhiqet nga interesat personale, familjare, fetare, partiake dhe etnike, e as me presione dhe premtime nga eprori apo nga një person tjetër”.

Në këtë drejtim, Komisioni Shtetëror thekson edhe nenin 39 paragrafi (1) të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, i cili ndalon çdo ndikim gjatë përzgjedhjes, emërimit dhe shkarkimit të pozitave drejtuese:

Neni 39

  • (1) Partia politike ose personi që vepron në emër të partisë politike nuk mund të ushtrojë presion gjatë zgjedhjes ose emërimit ose shkarkimit të personit nga pozita ose detyra zyrtare, drejtuese ose tjetër, përveç në rastet kur me ligj është përcaktuar kompetenca e Presidentit të Republikës, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ose organeve të njësive të vetëqeverisjes lokale për të kryer zgjedhje, emërim ose dhënie. një mendim ose pëlqim.

“Me rastin e këtyre zhvillimeve, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit pret përfshirjen dhe reagimin e të gjitha subjekteve përkatëse shtetërore”, thonë nga KShPK.

Kujtojmë se dje, në atmosferë të tensionuar, disa prej anëtarët kërkuan që të shkarkohet Dameva, pasi që e ka fshehur letrën që e ka dërguar ambasadorja amerikane Anxhela Ageler deri te autoritetet gjyqësore, ka bërë përçarje dhe është sjellë sikur institucioni të jetë i saj, derisa Dameva tha se shkarkimi i saj është për shkak të pikave sensitive lidhur me përgjegjësinë e gjykatësve që është dashur të vendosen në rend të ditës dhe të votohet shkarkimi i tyre.

Askush e ka konfirmuar dhe demantuar se arsyeja është vendosja në procedurë të seancës pika për shkarkimin e gjykatësit Enver Bexheti, i cili nëntë muaj e ka mbajtur në sirtar lëndën “Target-Fortesa” ku i akuzuar është ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov.

Në seancë, nënkryetari i Këshillit Gjyqësor, Selim Ibraimi, në prani të kryetares Dameva, ia mori fjalën dhe e hodhi në votim shkarkimin e saj.

“Kryetari edhe pse është në sallë, zëvendësi në mënyrë arbitrare ia mori udhëheqjen dhe vendosi pikë në rend dite. Unë jam peng i juaj dhe i njerëzve që ju dhanë urdhër që seanca të ndërpritet”, tha Dameva.

Dameva tha se problemi nuk janë marrëdhëniet, por urdhrat dhe dëshirat e jashtme për zgjedhjen dhe (shkarkimin) e gjyqtarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button