iPhone 16 dhe 16 Plus do të sjellin teknologjitë që i munguan iPhone 15 dhe 15 Plus

Gjenerata e ardhshme e iPhone 16 dhe iPhone 16 Plus do të kenë që të dy 8GB RAM, një rritje krahasuar me 6GB RAM në iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus, transmeton PcWorld.al.

Analisti teknologjik Jeff Pu pas një kërkimi të bërë nga ana e tij, tha se modelet iPhone 16 do të pajisen me 8GB RAM. Sasia e shtuar e RAM do të kontribuojë në më shumë performancë për punën me disa aplikacione në iPhone.

Linja iPhone 15:

  • iPhone 15: 6GB
  • iPhone 15 Plus: 6GB
  • iPhone 15 Pro: 8GB
  • iPhone 15 Pro Max: 8GB

Linja iPhone 16 sipas Pu:

  • iPhone 16:86GB
  • iPhone 16 Plus: 8GB
  • iPhone 16 Pro: 8GB
  • iPhone 16 Pro Max: 8GB

Pu gjithashtu shpreson se iPhone 16 dhe iPhone 16 Plus do të mbështetin Wi-Fi 6E që operon në bandën e re 6Ghz duke sjellë më shumë shpejtësi wireless dhe reduktim të interferencave të sinjalit.

Për linjën iPhone 15, teknologjia Wi-Fi 6E ofrohet vetëm për modelet Pro. Natyrisht debutimi i iPhone 16 pritet të bëhet në Shtator.