India ndau rreth 1.2 miliardë dollarë për teknologjinë e inteligjencës artificiale

India ka miratuar një buxhet prej rreth 1.2 miliardë dollarësh për një nismë të re të zhvilluar për të përdorur teknologjinë e inteligjencës artificiale në mënyrë më efektive në vend, transmeton Anadolu.

Qeveria indiane në një deklaratë lidhur me iniciativën në nivel kombëtar të inteligjencës artificiale tha se në kuadër të iniciativës është miratuar buxheti prej rreth 1.2 miliardë dollarësh, i cili përfshin krijimin e një qendre inovative të inteligjencës artificiale dhe mbështetjen e iniciativave që lidhen me inteligjencën artificiale.

Në deklaratë thuhet se nisma synon “të sigurojë sovranitetin e teknologjisë së Indisë” dhe “do të krijojë mundësi punësimi për të përfituar nga dividenti demografik i vendit”.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi në postimin e tij në platformën e mediave sociale X lidhur me iniciativën tha: “Është një ditë historike për teknologjinë dhe inovacionin”.