Incident në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti goditet me vezë nga deputetja Time Kadrijaj (VIDEO)

Një incident është regjistruar këtë të shtunë në sallën e Kuvendit të Kosovës gjatë zhvillimit të seancës parlamentare. Kryeministri Albin Kurti është goditur me vezë nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, në kohën kur po fliste në foltore, transmeton Euro News Albania.

Kadriaj ka sulmuar Kurtin me vezë, pas deklaratave të këtij të fundit për nevojën e kohës shtesë për përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Pas kësaj, deputetët e grupeve të ndryshme politike, u ngritën në këmbë dhe filluan shtyrjet fizike, teksa anëtarë të LVV-së u panë duke e mbrojtur Kurtin pasi Kadriaj nisi të gjuante me vezë drejt tij.

Kryesuesi më pas ndërpreu seancën.