I etur

I etur

I etur për pak dije. I etur për pak dashuri…

Roni, me të zgjuar në mëngjes, ndjeu një etje si rrallë herë. Pasi që mori veten, e piu një kafe dhe filloi të hajë mëngjes. E habitshme, por pa ndonjë efek. Me etje dhe uri konstante. Doli në natyrë, e dhezi një duhan, dhe me ç’rast filloi të meditojë mbi atë që do t’ia shuante etjen dhe urinë. Nuk ishte uji, as kafja, e as shujta e mëngjesit. E kuptoi që ai ishte i etur:

  • Për pak dije.

Pak dije, për të dalluar realitetin faktik, me realitetin iluzionar e imagjinar, të ngritur mbi realitetin faktik. 

Pak dije, për të kuptuar e nuhatur aromën e dhelprës që dëshiron t’i shfarosë pulat. 

Pak dije, për të demontuar dhe dekomponuar intrigat. 

Pak dije, për të dalluar mikun prej armikut.

Pak dije, për të bërë dallimin mes buzëqeshjes së ngrohtë dhe asaj lajkatare. 

Pak dije, për të mos pirë në ujin e turbullt. 

Pak dije, për të ngritur parzmore ndaj shigjetave të drejtuara kah ai. 

Pak dije, për t’a bërë mbrojtjen, dhe jo sulmin.

Pak dije, për t’a parë qartë se kush e hodhi gurin dhe e fshehu dorën. 

  • Arriti në konkludim se kishte etje edhe për pak dashuri:

Për pak dashuri, që burron nga kroni i sinqeritetit.

Për pak dashuri, e shumë falje.

Për pak dashuri, të mbështjellë me petkun e drejtësisë.

Për pak dashuri, edhe përkundër gabimeve. 

Për pak dashuri, përkundër interesit.

Për ca pika dashurie, që kontinuiteti i tyre e mbush pusin. 

Pas meditimit, ai morri gotën e dashurisë dhe e mbushi atë me ca pika dije, me ç’rast, jo edhe për t’u befasuar, por, etja iku në tërësi.

Roni e tejkaloi etjen dhe urrinë. Para se kjo të ndodhë, ai e kuptoi se si e njejta largohet. Etjen do t’a largojmë me pak dije dhe pak dashuri. Receta e Ronit, zgjidhje e përhershme!