Të punësuarit në Filarmoni në protestë para Qeverisë

 Të punësuarit në Filarmoninë e Maqedonisë sot dolën në protestë për shkak të vendimit që orkestra e sapoformuar e Xhezit si hapësirë të vendoset në objektin e këtij institucioni, raporton MIA. Kryetari i Sindikatës së Filarmonisë, Vladimir Llazarevski, në protestë deklaroi se ky vendim ende nuk është ndryshuar dhe ndonëse kanë kërkuar takim me kryeministrin, ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Javën e kaluar punonjësit i dhanë karton të kuq ministres së Kulturës. Sot jemi para Qeverisë, sepse para disa javësh kërkuam takim me kryeministrin, por për fat të keq nuk morëm asnjë përgjigje dhe as nuk u përpoqën të ndryshojnë vendimin. Sot në “Republika” ka pasur një intervistë me kryetaren e SKRM-së, Verçe Atanasovska, në të cilën thotë se nga ministrja e Kulturës është informuar se është gjetur hapësira e përshtatshme ku do të vendoset institucioni i sapoformuar, theksoi Lazarevski.

Ai i bëri thirje ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska për të informuar nëse është gjetur hapësirë ​​e re për orkestrën e xhazit.

“Edhe sot po protestojmë sepse deri më tani nuk kemi marrë ndonjë njoftim nga Ministria, e as nuk jemi njoftuar se është gjetur zgjidhje hapësinore. Mungesa e komunikimit dhe e një gjuhe të përbashkët ka qenë shkaku kryesor i krijimit të problemit që në fillim, ndaj edhe njëherë publikisht i bëjmë thirrje ministres të bëjë një deklaratë për publikun dhe të na informojë ne, punonjësit e Filarmonisë, të cilët janë të prekur drejtpërdrejt nga kjo situatë”, theksoi Lazarevski.