I burgosuri në Burgun e Idrizovës ka gëlltitur një pako me drogë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka sqaruar që 40 vjeçari në Burgun e Idrizovës ka marrë një sasi të madhe të drogës, duke e gëlltitur të gjithën, transmeton Portalb.mk.

“Në Stacionin për Punë të Brendshme në Shkup rreth orës 20:00, nga Institucioni korrektues-ndëshkues – Burgu i Idrizovës, është raportuar se I dënuari 40 vjeçar M.S. nga Manastiri, ka gëlltitur paketën me materialin pluhur”, raportoi Policia.

Ai ishte dërguar në Klinikën “Nëna Terezë” – Shkup për dhënie të ndihmës.

“Po merren masa për zbardhjen e rastit”, informojnë nga Policia.