“Housekeeping for beginners” – filmi i Stolevskit premierë në Festivalin e Filmit në Venedik

Filmi “Housekeeping for beginners” (Mirëmbajtja e shtëpisë për fillestarët) i regjisorit maqedonaso-austriak Goran Stolekvskit është selektuar në kategorinë “Horizont” në edicionin e 80-të të Festivalit të Filmit në Venedik i cili do të mbahet nga data 30 gusht deri me datën 9 shtator. Në këtë film luajnë aktorë maqedonas, shqiptarë, romë, kroatë dhe të tjerë, njofton Portalb.mk.

Filmi përfshin tre gjuhë, atë maqedonase, shqipe dhe rome. Ai është xhiruar vitin e kaluar në Shkup, dhe në të luajnë Sara Klimoska, aktorja Ana Maria Marinka, Alina Sherban, Vladimir Tintor nga Kroacia, Samson Selim, Mia Mustafa dhe Jada Selim, Ajshe Useini nga Maqedonia e Veriut dhe Rozafa Çelaj nga Kosova, por edhe dhe aktorë të tjerë profesionistë dhe joprofesionistë nga Maqedonia e Veriut.

Filmi është mbështetur nga Instituti Polak i Filmit, Qendra Audiovizuale e Filmit e Serbisë, Qendra Kinematografike e Kosovës si dhe sponsorë tjerë.

Stolevski sivjet ishte kandidat i Australisë për çmimin Oskar me filmin “You won’t be alone”, pasi jeton dhe punon atje. Ndërsa drama e filmit ka për personazh kryesor një femër me emrin Dita, të presim filmin dhe të shohim se për çka bëhet fjalë edhe pse drejtori i këtij festivali është shprehur publikisht gjatë publikimt të nominimeve se përmes këtij filmi do të shihni si konceptohen familjet dhe si është të jesh homoseksual dhe rom në Ballkan.