Heshtje për skandalin e operacioneve të panevojshme, LSDM kërkon publikimin e emrave dhe ndjekje penale
Disa ditë pasi opinioni mësoi se në vend janë kryer disa operacione të panevojshme te pacientët, ende nuk janë bërë të ditura detajet se kush dhe ku i ka kryer këta operacione. Për këtë kanë reaguar dhe nga opozitarja LSDM, ata kërkojnë që Qeveria të mos heshtë dhe t’i nxjerrë emrat e spitaleve dhe mjekëve si dhe ndjekje penale, raporton Portalb.mk.
Nga LSDM thonë se ka rënë heshtje e papranueshme për skandalin më të tmerrshëm me operacionet, ndërsa ngrenë dyshimet se qeveria përpiqet ta mbulojë atë.
“Në vend të një reagimi të shprehur, në vend të publikimit të të gjitha informacioneve, në vend të përgjegjësisë, qeveria ka heshtur për ditë të tëra. Qytetarëve ende nuk u është paraqitur informacion i plotë, raporti nuk është publikuar, të përfshirët, cilët janë mjekët, cilat klinika private. Po fshihet nga publiku se cili nga mjekët dha indikacione për operacionet. Dhe ende nuk është ngritur asnjë akuzë penale”, thanë nga LSDM.
Ata kërkojnë publikimin e raportit pa manipulime, publikimin e emrave të mjekëve dhe klinikave private, ngritjen e kallëzimeve penale dhe mbështetje psikologjike dhe ligjore për pacientët dhe familjet e prekura.
Më 14 nëntor, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu njoftoi se komisioni i brendshëm për ndërhyrje kardiologjike dhe kardiokirurgjikale në Ministrinë e Shëndetësisë, nga 19 raportet e analizuara nga pacientët dhe institucionet për raste të dyshuara të ndërhyrjeve të panevojshme në zemër në institucionet publike dhe private të kujdesit shëndetësor, përcaktoi se 10 ishin operacione të kryera pa nevojë ose të referuara pa nevojë për operacione.
Kirurgu kardiolog Sashko Kedev në një intervistë për Kanal 77, tha se në disa spitale private kryhen ndërhyrje të panevojshme për fitim, duke përfshirë stentime dhe operacione të panevojshme. Ai nuk përmendi asnjë spital me emër.
Pas kësaj Ministria e Shëndetësisë formoi Komisionin e Brendshëm të përbërë nga ekspertë mjekësorë, juristë dhe ekonomistë.
- LEXO: Tetë raste nën shqyrtim, po hetohen operacionet e panevojshme kardiokirurgjike në spitalet private të RMV-së
- LEXO Ndërhyrjet kardiologjike nën thjerrë, Aliu: Pres rezultate objektive nga analiza e komisionit
- LEXO: Ministri Aliu takoi dr. Kedevin: Spitalet private nga shtatori do të duhet të informojnë MSH-në për ndërhyrjet e kryera