Hamasi tallet me thirrjet e ShBA-së që Izraeli të ‘minimizojë viktimat civile’

Duke folur në një konferencë për shtyp në Bejrut, zyrtari i Hamasit, Osama Hamdan tha se nëse ShBA dëshiron t’i japë fund “agresionit izraelit”, do t’i drejtonte të dërguarit të saj në Uashington të ndalonte veton ndaj rezolutave të Këshillit të Sigurimit që bëjnë thirrje për një armëpushim, raporton KlanKosova.

Thirrjet e vazhdueshme nga administrata Biden për Izraelin “për të minimizuar viktimat civile tregon shpërfillje të hapur dhe mungesë respekti për gjakun e popullit tonë”, tha Hamdan.

“Çdo pikë gjaku e derdhur nga një fëmijë, foshnje, grua apo person i moshuar është përgjegjësi e pushtimit izraelit dhe administratës amerikane”, raporton Aljazeera.

Ai gjithashtu mirëpriti rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që kërkon një armëpushim, e cila u mbështet nga një shumicë dërrmuese e botës dhe u kundërshtua vetëm nga ShBA, Izraeli dhe tetë vende të tjera. Hamdan tha se votimi ilustron izolimin e Izraelit.