Greqi: Shqiptari vrau vëllain e gruas pasi dyshohet se ia kishte dhunuar vajzën e mitur

Një burrë shqiptar e ka vrarë vëllain e gruas së tij në Greqi. Ky i fundit dyshohet se ia kishte dhunuar vajzën për disa vjet, transmeton Reporteri.net.

Mediat shqiptare raportojnë se Fatmir Talellari, e kishte kuptuar nga vajza e tij ngjarjen e rëndë.

Ajo i kishte thënë babait të tij se 33-vjeçari i kishte filmuar momentet intime duke e kërcënuar se do t’i publikonte ato.

50-vjeçari, i nxitur nga deklarimet e vajzës së tij, e kishte organizuar vrasjen e Erjon Pelivanit.

Talellari pasi e bleu armën e kishte thirrur Pelivanin, në një zonë periferike të Volosit dhe e kishte ekzekutuar.

I dyshuari siç raportohet nga mediat pasi kreu aktin u vetëdorëzua në polici duke rrëfyer gjithçka rreth rastit, transmeton Klankosova.tv

Erjon Pelivani dhe Fatmir Talellari janë nga Poliçani dhe prej vitesh jetonin në shtetin fqinj.

Ndërkohë, Prokuroria e Volosit urdhëroi marrjen në mbrojtje të vajzës 18 vjeçare të autorit të vrasjes. Ajo do të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të konfirmojë edhe alibinë e autorit lidhur me ekzekutimin e Erjon Pelivanit.