Gjykata Penale i hodhi poshtë kërkesat për amnisti në rastin “Organizatorët e 27 prillit”

Gjykata Themelore Penale e Shkupit sot i ka hedhur poshtë kërkesat për amnisti të personave të akuzuar në rastin “Organizatorët e 27 prillit”. Kërkesa për amnisti u dorëzua nga ish kryeparalamentari Trajko Veljanoski, ish ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski dhe ish drejtori i Policisë Sekrete, Vlladimir Atanasovski, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Këshillit Gjykues, Ilija Trpkov, në seancë deklaroi se pas kërkesës së mbrojtjes të akuzuarve për zbatimin e Ligjit për Amnisti të vitit 2018-të dhe pas marrjes së mendimit nga prokurori publik, ka miratuar vendim me të cilën hidhen poshtë këto kërkesa si të pabaza.

Kërkesat për amnisti, të akuzuarit i kanë dorëzuar në fillim të rigjykimit, në të cilin ata janë të akuzuar për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.

Ndryshe Gjykata e Apelit më 3 prill i ka pranuar ankesat e të akuzuarve dhe të dënuarve në shkallë të parë për organizimin e ngjarjeve të dhunshme në Kuvend të RMV-së më 27 prill të vitit 2017-të. Gjegjësisht Apeli ua shfuqizoi dënimet me burg prej gjithsej 25 vjet ish funksionarëve, Trajko VeljanoskiSpiro RistovskiMile Janakieski dhe Vlladimir Atanasovski, ndërkaq lëndën e ktheu në rigjykim.

26 korrik të vitit 2021, Gjykata Penale e Shkupit i ka shpallur fajtorë të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 prillit” dhe i ka dënuar me gjithsej 25 vjet burg, edhe atë:

  • Trajko Veljanovski (ish kryetar i Kuvendit) – 6 vjet e 6 muaj
  • Mile Janakieski (ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve) – 6 vjet e 3 muaj
  • Spiro Ristoski (ish ministri i Arsimit dhe Shkencës) – 6 vjet e 3 muaj
  • Vlladimir Atanasov (ish drejtor i Policisë Sekrete) – 6 vjet burg

Gjykatësi Ilija Trpkov, gjatë shqiptimit të aktgjykimit tha se shteti nuk mbrohet me rrahje të deputetëve, gjegjësisht sipas tij shteti nuk ndërtohet dhe mbrohet me dhunë.

ulmi ndaj Kuvendit dhe rrahja e deputetëve dhe gazetarëve nga ana e protestuesve të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, ndodhi më 27 prill të vitit 2017, pasi nga shumica parlamentare, për kryetar të Kuvendit u zgjodh një shqiptar, gjegjësisht Talat Xhaferi. Sulmi ndaj Kuvendit, nga faktori i brendshëm dhe i jashtëm u cilësua si “sulm ndaj demokracisë”.

Sipas Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, të akuzuarit e dinin saktësisht se çfarë po bënin dhe vepruan me qëllimin e vetëm për të parandaluar formimin e një qeverie nga shumica parlamentare e siguruar tashmë.

Procesi gjyqësor për organizatorët e dhunës së 27 prillit në Kuvend filloi në 21 shkurt 2020.

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dorëzoi aktakuzën në Gjykatën Penale më 31 maj 2019 ndërsa u pranua më 31 janar 2020.

Në hetim u përfshinë edhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-zyrtari e inteligjencës Nikolla Boshkovski, por procedura për ta u ndal derisa ata të viheshin në dispozicion të agjencive të zbatimit të ligjit.