Gjykata e Apelit në Londër refuzoi dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda

Gjykata e Apelit në Londër ka rrëzuar kërkesën e qeverisë duke refuzuar dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda, raporton EN. Gjyqtarët kanë vendosur që politika e propozuar nga qeveria nuk është e ligjshme, duke theksuar se Ruanda nuk është një vend i sigurt për azilkërkuesit.

Vendimi i Gjykatës së Lartë anulohet; dhe largimi i azilkërkuesve në Ruandë është i paligjshëm derisa të bëhen ndryshime në sistemin e azilit atje, vendos Gjykata e Apelit, shkruan BBC.

Një vit më parë, Gjykata e Lartë në Londër mori vendim që të hyjë në fuqi plani i qeverisë britanike për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë.

“Qeveria (britanike) ka bërë marrëveshje me qeverinë e Ruandës, të cilat synojnë të sigurojnë që kërkesat për azil të njerëzve të zhvendosur në Ruanda të përcaktohen siç duhet atje. Në ato rrethana, zhvendosja e azilkërkuesve në Ruandë është në përputhje me Konventën e Refugjatëve dhe me detyrimet statutore dhe të tjera ligjore të qeverisë, duke përfshirë detyrimin e vendosur nga Akti i të Drejtave të Njeriut 1998”, u shpreh gjykatësi.

Duke shpallur vendimin e gjykatës, gjyqtari Clive Lewis tha se ishte e ligjshme që Britania të bënte marrëveshje me qeverinë e Ruandës për të dërguar azilkërkuesit në vend që kërkesat e tyre për azil të përcaktoheshin atje.