Gjashtë fëmijë të lënduar në sulmin me thikë në Francë
Të paktën tetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë të moshës rreth tre vjeç, janë goditur me thikë në një sulm në një park pranë Annecy, një qytet alpin në Francën juglindore, transmeton Portalb.mk.
Sipas informacioneve të fundit të transmetuara nga BBC, dy fëmijë dhe një i rritur nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:45.
I dyshuari u arrestua në vendin e ngjarjes në qytezën Annecy pas sulmit të kryer rreh orës 9:45. Një burim nga Policia franceze i tha agjencisë së lajmeve AFP se i dyshuari u kishte thënë policëve se ai ishte një azilkërkues sirian, transmeton REL.
Ministri i Brendshëm, Gerald Demanin, tha se i dyshuari ishte i arrestuar “falë reagimin të shpejtë të forcave të sigurisë”.
Dy prej fëmijëve – që besohet se janë trevjeçarë – dhe i rrituri janë në gjendje kritike dhe po luftojnë për jetë në spital, tha një burim nga institucionet e sigurisë për AFP.
Zyrtarët lokalë kishin raportuar më parë se gjashtë fëmijë dhe një i rritur kishin mbetur të lënduar.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e dënoi krimin dhe tha se e gjithë Franca është e shokuar.
“Po mendojmë për ta, si dhe për familjet e tyre dhe për shërbimet e emergjencës”, tha ai në Twitter.
Një minutë heshtje
Zyra e kryeministres së Kosovës, Elisabeth Borne, bëri të ditur se ajo do ta vizitonte vendin e ngjarjes, ndërsa deputetët e parlamentit mbajtën një minutë heshtje pas lajmit për sulmin e bërë në Annecy.
“Ka fëmijë shumë të rinj në gjendje kritike dhe po ju ftoj për një minutë heshtje për ta, për familjet e tyre”, tha kryetarja e parlamentit, Rael Braun-Pivet.
“Shpresojmë që pasojat e këtij sulmi tejet serioz nuk janë pasoja që do ta dërgojnë vendin në zi”, shtoi ajo.
Identiteti i sulmuesit është ende duke e verifikuar nga forcat e sigurisë dhe nuk ëhstë konfirmuar.
Franca ka qenë cak i sulmeve ekstremiste gjatë dekadës së fundit, përfshirë atë të vitit 2015 ndaj revistës Charlie Hedo, sulmin e të njëjtin vit në stadiumin kombëtar dhe sallën e koncerteve në Paris, si dhe sulmin në Nicë në vitin 2016.
Së fundi, në vitin 2010, prerja e kokës së një mësuesi pranë shkollës së tij në një lagje të Parisit e kishte çuar vendin në një debat kombëtar për ndikimin e islamit radikal në zonat e varfra të vendit.
Annecy është një qytet i vogël në Alpet franceze, me 135 mijë banorë dhe rreth 30 kilometra në jug të Gjenevës së Zvicrës.