Gir: Përbërja e re qeveritare dhe parlamentare, cilëtdo qofshin, duhet të jenë më rigoroz për zbatimin e rekomandimeve nga BE-ja për Këshillin Gjyqësor

Qeveria e re që do të zgjidhet pas zgjedhjeve në maj, cilado qoftë ajo, si dhe përbërja e re e Parlamentit, duhet të jenë më rigoroz që të zbatohen rekomandimet e Misionit vlerësues të Bashkimit Evropian (BE) për punën e Këshillit Gjyqësor. Këtë në intervistë për MIA-n e deklaroi euroambasadori Dejvid Gir, duke i komentuar gjendjet në Këshillin Gjyqësor dhe rekomandimet që ky trup në dhjetor të vitit të kaluar i mori nga Misioni vlerësues i BE-së, njofton Portalb.mk.

Numri i përgjithshëm i rekomandimeve që BE-ja i përpiloi për punën e Këshillit Gjyqësor, të cilët janë gjihsej 40, siç vlerësoi euroambasadori, vetëvetiu flet për gamën e problemeve me të cilët ballafaqohet ky trup.

“Gjykata Administrative solli vendim që Vesna Damevska sërish të kthehet në vendin kryetare e Këshillit Gjyqësor. Kjo është mundësi që Këshilli Gjyqësor t’i pranojë rekomandimet dhe të ecë përpara. Në dnonjë skenar të ardhshëm pas zgjedhjeve, qeveria e re, cilado qoftë ajo, dhe parlamenti i ri duhet të jenë më rigoroz që të zbatohen rekomandimet e tjera. Në këtë mënyrë mund të kemi Këshill Gjyqësor i cili me të vërtetë e ushtron punën e tij dhe t’i kundërshtojë ndikimet e jashtme”, deklaroi Gir në intervistë.

I pyetur se nëse Bashkimi Evropian ka vendosur kornizë kohore për implementimin e rekomandimeve nga Misioni vlerësues, posaçërisht për ato për zbatimin e të cilave nuk nevojiten ndryshime kushtetuese, euroambasadori thot: “Ajo çfarë Këshilli Gjyqësor duhet të bëjë është që t’i shikojë raportet dhe rekomandimet, të shohë se çfarë mund të implementohet, duke pasur parasysh se ata kanë përgjegjësi jo ndaj Misionit vlerësues ose BE-së, por ndaj qytetarëve të rëndomtë të cilët presin më mirë nga ajo çfarl e kanë parë deri tani”.

Dërgimi i Misionit vlerësues në Shkup, thotë euroambasadori, ishte rezultat i shqetësimit të BE-së për punën e Këshillit Gjyqësor në vend i cili, siç shtoi Gir, ka dështuar në të gjithë bazat.

“Këshilli Gjyqësor luan rol kryesor dhe në fakt është rojtar i pavarësisë, profesionalizmit dhe integritetit të gjyqësisë. Kështu që, mund ta paramendoni reagimin pranverën dhe vjeshtën e kaluar kur pamë se si Këshilli Gjyqësor ndërmerr aktivitete pa bazë juridike me shkarkimin e ish-kryetares së Këshillit Gjyqësor, ndërsa tani këtë e konfirmon edhe Gjykata Administrative. Ishim me të vërtetë të shqetësuar për shkak se pamë që Këshilli dështonte në të gjithë bazat dhe për këtë arsye propozuam që të vijë Misioni vlerësues grup i pëbërë nga gjykatës, ekspertë nga BE-ja, të cilët dinl se si funksionon një Këshill Gjyqësor”, totë euroambasadori Gir.

Misioni vlerësues i BE-së në dhjetor të vitit të kaluar përgatiti raport me gjithsej 40 rekomandime për punën e Këshillit Gjyqësor në vend. Nga 40 rekomandimet, 17 janë në sferën e vetë Këshillit Gjyqësore, ndërsa për 23 të tjerët nevojiten intervenime në Kushtetutë dhe në ligjet të cilët e rregullojnë materien konkrete.