Fyerje të supozuara raciste ndaj Juan Jesus, Gjykata Sportive mori vendimin për Francesco Acerbi

Francesco Acerbi është liruar nga akuza se kishte fyer me terma raciste lojtarin e Napolit, Juan Jesus. Vendimi i gjyqtarit sportiv erdhi vetëm pak çaste më parë. Mastrandrea e shpalli të pafajshëm qendërmbrojtësin e Interit, i cili kështu u shmanget skualifikimeve të rënda pas polemikave në ditët e fundit, raporton ABC.

Ky vendim erdhi si pasojë se nuk kishte prova me audio apo lexim buzësh për ta vërtetuar se Acerbi kishte ofenduar me terma raciste lojtarin e Napolit.

E gjitha nisi në ndeshjen Inter-Napoli, ku nga lojtarët e kampionëve në fuqi supozohej se Acerbi kishte ofenduar rëndë Juan Jesus.

Lojtari zikaltër e mohoi në mënyrë kategorike të kishte ofenduar me terma raciste kolegun e tij brazilian. Megjithatë, për shkak të kësaj ngjarje, Acerbi u përjashtua edhe nga grumbullimi i kombëtares italiane. Juan Jesus bëri një denoncim publik para disa ditësh, por GjykataSportive vendosi të mos sanksionojë mbrojtësin italian për mungesë provash konkrete.