Filloi edicioni i 64-të i Festivalit të Këngës në RTSH, Shqipëria gati për Eurovizion
Mbrëmë u hap zyrtarisht edicioni i 64-të i Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në vend. Ky festival tradicional do të zgjasë katër net dhe do të kulmojë më 20 dhjetor, kur do të shpallet kënga fituese që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest, shkruan Portalb.mk.
Në natën e parë të festivalit, publiku pati mundësinë të ndjekë performancat e 14 artistëve, të cilët u prezantuan jo vetëm përmes interpretimit vokal të këngëve të tyre, por edhe përmes performancave skenike të kuruara, që sollën emocione, energji dhe stile të ndryshme muzikore.
Këto artistë performuan në natën e parë:
- Rigersa Loka
- Lorenc Hasrama
- Sara Kapo
- Sheila
- Kleansa Susaj
- Gresa Gjocera & Bledi Kaso (duet)
- Rezarta Smaja
- Ghiti
- Lynx
- Erand Sojli
- Inis Neziri
- Kimi
- Alis
- Enxhi Nasufi
Ndërkaq sonte, në natën e dytë në skenë do të ngjiten:
- Savjana Vjerdha
- 2 Farm
- Greta Mahmutaj
- Sihana Haxhnikaj
- Luna Causholli
- Erik Lloshi
- Frensi
- Malvina Likaj
- Vedat Ademi
- Kamela Islamaj
- Threex
- Endri Kacaci
- Fifi dhe Tiri Gjoci
- Evi Reci
Nata e tretë, e njohur ndryshe si Nata e Nostalgjisë, do t’i dedikohet autorëve dhe poetëve të këngëve të Festivalit, të cilët do të sjellin performanca dhe këngë të cilat kanë lënë gjurmë në historinë e festivalit.
Në natën finale, më 20 dhjetor, do të shpallet fituesi, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026.
Prezantuese të Festivalit të 64-të janë këngëtarja e njohur Arilena Ara dhe aktori i humorit Salsano Rrapi.
Në këtë edicion marrin pjesë gjithsej 28 këngëtarë, të cilët do të garojnë me këngë origjinale për çmimin kryesor dhe përfaqësimin e Shqipërisë në skenën evropiane.
Për ata që nuk do të mund të jenë të pranishëm fizikisht, Festivali i 64-të do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Nën moton “aty ku muzika bashkon brezat”, ky festival synon të bëjë bashkë familjet shqiptare para ekranit për të shijuar muzikën e mirëfilltë shqiptare. Tri netët e para transmetohen edhe në RTK4, ndërsa finalja e madhe në RTK1.