Filipçe kandidat i vetëm për kryetar të LSDM-së, zgjedhjet mbahen sot

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) sot zgjedh kryetarin e ri të partisë. Lideri aktual i LSDM-së, Venko Filipçe, është kandidati i vetëm për kryetar të partisë në zgjedhjet e rregullta brenda partisë, transmeton Portalb.mk.

Zgjedhjet do të realizohen në organizatat komunale të LSDM-së në mbarë republikën në 78 vendvotime, të cilat sot do të jenë të hapura prej orës 8 deri në orën 20.

Nga LSDM informojnë se Komisioni Qendror Zgjedhor e ka konfirmuar dhe e ka mbyllur Listën Zgjedhore partiake, në të cilën në mënyrë aktive janë regjistruar 23.712 anëtarë, është siguruar material zgjedhor, paravanë për fshehtësi gjatë votimit, kuti për zgjedhje, shenja dhe gjithçka që është e nevojshme për ditën e zgjedhjeve.

Të gjithë anëtarët e LSDM-së të regjistruar në mënyrë aktive do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për votim të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit në komunën e tyre në një vendvotim adekuat. Anëtarët që votojnë duhet të kenë me vete kartelën elektronike të anëtarësimit të LSDM-së dhe një dokument identifikimi personal të vlefshëm (letërnjoftim ose pasaportë). Votimi për të sëmurët dhe të pafuqishmit u bë dje, 5 prill.

LSDM informoi se informacionin për rezultatin do ta kumtojnë sot pas përfundimit të procesit të votimit.

Të gjitha detajet janë në ueb faqen e LSDM-së ose drejtpërdrejt në këtë link.

Zgjedhjet brenda-partiake për kryetar të LSDM-së, paraprakisht ishin caktuar për 16 mars, por ishin shtyrë për shkak të tragjedisë në Koçan.

Filipçe lider u zgjodh në qershor të vitit të kaluar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat LSDM i organizoi pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit për shkak të rezultatit më të keq në histori në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Pas zgjedhjeve të nesërme, Filipçe do të ketë mandat prej 4 vjetëve. 

Ndryshe,  lideri aktual Venko Filipçe u zgjodh kryetar i partisë në zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda partisë në fund të qershorit të vitit të kaluar, pasi paraardhësi i tij në këtë pozitë, Dimitar Kovaçevski, dha dorëheqje pas rezultateve të dobëta të LSDM-së në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

LSDM-ja në janar të vitit 2021 kishte vendosur që zgjedhja e kryetarit të bëhet sipas parimit “një anëtar – një votë”, ku për herë të parë ishte zgjedhur Zaevi si kryetar, pastaj ky parim ishte përdoru në vitin 2024 kur kishte fituar Venko Filipçe.