Është identifikuar i dyshuari: Kush është 22-vjeçari, vrasësi i Charlie Kirk?

Tyler Robinson, 22 vjeç, është identifikuar si i dyshuari kryesor në vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk. Lajmi u konfirmua nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili njoftoi arrestimin gjatë një paraqitjeje të papritur në Fox News, transmeton Euronews.al.

Trump bëri të ditur gjithashtu se do të mbahet një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje rreth rastit.

Emri i të dyshuarit u bë publik menjëherë pas deklaratës së Trump-it. Sipas informacioneve të publikuara në rrjetet sociale, nëna e tij, Amber Robinson, shkruan se Tyler ishte diplomuar në vitin 2023 nga Universiteti i Utah-ut me një diplomë Bachelor në Kontabilitet. Ai kishte një mesatare perfekte GPA 4.0 në shkollën e mesme dhe kishte fituar një bursë kombëtare prej 32,000 dollarësh për të ndjekur studimet universitare.

Burimi: Zyra e Guvernatorit të Utah-s
Burimi: Zyra e Guvernatorit të Utah-s

Raportet paraprake tregojnë se pas vrasjes në qytetin e Orenit, Robinson udhëtoi më shumë se 200 milje për në Uashington, Utah në shtëpinë e familjes së tij ku dhe u arrestua nga autoritetet.

Hetimet janë ende në vijim. Autoritetet kanë deklaruar se janë duke mbledhur prova shtesë dhe duke intervistuar dëshmitarë.