Është anuluar një fluturim në aeroportin e Shkupit, disa të tjera janë me vonesë

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, sot pasdite është anuluar një fluturim i kompanisë ajrore “Wizzair”, nga aeroporti Friedrichshafen, Gjermani, transmeton Portalb.mk.

Sipas njoftimit të fundit në faqen e TAV-it, ka vonesa prej 30 ose 40 minutash për disa fluturime nga Varshava dhe nga Memmingen.

Sipas sistemit informativ në faqen zyrtare të aeroportit “Shkupi”, ka një vonesë prej 40 minutash për fluturimet e Bratislavës dhe Kopenhagës.

AMSM njofton sot se qarkullimi në rrugët shtetërore aktualisht po zhvillohet në kushte dimërore, në vend të rrugëve me lagështirë. Ka ulje të dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës në disa rrugë rrugore.