Ekskavatori goditi për vdekje një grua në qendër të Shkupit

Një grua 66 vjeçarë u godit për vdekje nga një ekskavator në qendër të Shkupit. Fatkeqësia ka ndodhur në rrugë “Jordan Mijallkov” rreth orës 11, transmeton Portalb.mk.

“Sot në orën 11 është denoncuar se në Shkup, në rrugën Jordan Mijallkov, një ekskavator i drejtuar nga I.A. (42) nga fshati Gërçec i Shkupit, ka goditur LL.J. (66) nga Shkupi, e cia ka ndërrur jetë në vendin e ngjarjes. Nga ana e një mjeku në Ndihmën Urgjentes Mjekësore u konstatua vdekja”, thonë nga MPB.

Ekipe të SPB Shkup dhe prokurori publik kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.