Dy zogj të rrallë u gjetën të ngordhur rajonin e Kavadarit

Dy zogj të rrallë grabitqarë të ngordhur janë gjetur në rajonin e Kavadarit dhe janë dërguar për autopsi për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, transmeton Portalb.mk.

Sektori për Punë të Brendshme Veles njoftoi se dje në ora 11:25 në Kavadar, një përfaqësues i Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë ka raportuar se në territorin e fshatit Gërnikovë, në rajonin e Kavadarit, janë gjetur dy zogj të ngordhur, grabitqarë, që janë specie e mbrojtur dhe e rrallë.

“Në vendin e ngjarjes ka kryer këqyrje një ekip nga Kavadari, ndërsa nga një inspektor i mjedisit jetësor dhe një përfaqësues i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, në prani të përfaqësuesve të Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë, zogjtë janë marrë dhe janë dërguar për kryerjen e autopsisë në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në Shkup”, sqaruan nga SPB Veles.