Izraeli kreu sulme ajrore dhe artilerike në Gaza pavarësisht armëpushimit
Ushtria izraelite kreu sulme ajrore dhe granatime artilerie në disa zona të Rripit të Gazës herët të dielën, pavarësisht armëpushimit, transmeton Portalb.mk.
Sipas dëshmitarëve, avionët luftarakë goditën zonat lindore të qytetit Rafah, në jug të Gazës.
Automjetet ushtarake izraelite hapën zjarr edhe ndaj zonave lindore të Khan Younisit. Forcat detare qëlluan drejt vijës bregdetare të qytetit.
Në Gazë avionët kryen sulme në zonat lindore. Sulmet u shoqëruan me granatime sporadike artilerie, thanë dëshmitarët.
Armëpushimi mbështetur nga SHBA-ja është në fuqi që nga 10 tetori. Ai i dha fund ofensivës dyvjeçare të Izraelit në Gaza.
Sipas të dhënave, që nga tetori 2023 janë vrarë mbi 72 mijë persona, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa mbi 171 mijë të tjerë janë plagosur.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, forcat izraelite kanë kryer qindra shkelje të armëpushimit me granatime dhe të shtëna. Si pasojë, 612 palestinezë janë vrarë dhe 1.640 të tjerë janë plagosur.