Duhet të hapet debat që të fillojë shërbimi vullnetar ushtarak, vlerësoi Siljanovska – Davkova

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkova, sot gjatë vizitës së saj në Ohër në kuadër të ushtrimeve të Armatës së Maqedonisë së Veriut, theksoi që ka njerëz të rinj që duan të marrin pjesë vullnetarisht në shërbimet ushtarake, raporton 360Shkallë, përcjell Portalb.mk.

“Unë jam për kontroll të fortë qytetar në Armatë. Do të ketë bisedime dhe konsultime me përgjegjësit. Do t’i pyes të gjithë, ashtu që lirisht të mendohet në këtë temë”, deklaroi presidentja.

Ka njerëz të rinj që në mënyrë vullnetare duan të kryejnë shërbim. Ndoshta duhet të mendojmë që të mundësohet ajo, të nisin diskutimet, por të dëgjohet edhe mendimi i ekspertëve të kësaj çështje.

Këtë sot në Ohër e deklaroi presidentja Gordana Siljanovska – Davkovka, e cila e shoqëruar me Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, ku ka ndjekur ushtrimet e pjesëtarëve të Armatës në ujërat e Liqenit të Ohrit.

“Një pjesë e të rinjve kanë dëshirë si më para të jenë pjesë jo vetëm e armatës profesionale, por vullnetarisht të përfshihen edhe në forcat e armatosura. Ndoshta duhet të bisedojmë. Pavarësisht çfarë vendimi do të sjellë diskutimi, kjo që e pamë këtu na dha një ndjenjë të sigurisë”, deklaroi presidentja.

Sipas saj, në këtë mënyrë edhe raporti ndaj Armatës do të jetë më pozitiv, por theksoi se duhet të dëgjohen edhe argumentet, si dhe të testohet edhe disponimi i qytetarëve.