Dolën në shitje biletat e ndeshjes ndërmjet Çekisë dhe Shqipërisë

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar që biletat e ndeshjet Çeki – Shqipëri tani janë në shitje për pjesën e tifozëve shqiptarë, transmeton Portalb.mk.

“Tribunat A2, A3, H1, F20 dhe F21 në stadiumin “Epet Arena” janë në dispozicion të tifozëve shqiptarë”, njoftoi FSHF-ja.

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do të luajë kundër Çekisë në kuadër të UEFA Nations League më 11 tetor, ndeshje e cila fillon prej orës 20:45.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se mund të blejnë biletat e tyre për sfidën e tretë në Grupin B1 të UEFA Nations League, Çeki – Shqipëri në linkun Biletat e ndeshjes”, njoftoi Federata.

Ndryshe, Shqipëria më 14 tetor do të luan në Mikheil Meskhi Stadium me ekipin e Gjeorgjisë.