Digjet i gjithë pallati në Tiranë, aty ka pasur qytetarë të moshave të ndryshme (VIDEO)
Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”. Flakët përpinë të gjithë pallatin duke e djegur brenda pak minutash, ndërsa banorët nxituan të evakuoheshin. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shiheshin banorët, mes tyre të moshuar që dilnin nga ndërtesa.
Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por mbeten ende të paqarta rrethanat sesi ra zjarri që dogji gjithë fasadën e jashtme të banesës. Deri në këto momente janë asfiksuar nga flakët 7 persona, mes tyre dy zjarrfikës.
Ndërkohë raportohet për dëme të konsiderueshme materiale. Në ndihmë të zjarrfikësve janë edhe 2 helikopterë Cougar. Në vendin e ngjarjes ndodhet i ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.
Në ndihmë të zjarrfikësve ka mbërritur edhe një helikopter, i cili po hedh ujë për të shuar flakët e pallatit pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë. Zjarri vijon prej më shumë se një ore e gjysmë, ndërsa po evakuohen edhe banorët.
Një zjarr i frikshëm ka përfshirë një pallat në një kompleks banimi në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet momenti kur zjarrfikësit zbresin me anë të shkallëve një të moshuar, e cila kishte ngelur brenda në banesë.