Debati presidencial

Debati i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara ka gjeneruar shumë diskutime dhe vëmendje, veçanërisht me përballjen e s martës midis Donald Trump dhe Kamala Harris, që është bërë një pikë qendrore. Donald Trump, ish-presidenti dhe kandidati republikan, kërkon një rikthim në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Kamala Harris, zv. presidentja aktuale dhe kandidatja demokrate, synon të pasojë presidentin Joe Biden, i cili vendosi të mos kandidojë për rizgjedhje.

Donald Trump vazhdon të pozicionohet si një udhëheqës populist, duke mbrojtur politika të fokusuara në kontroll të fortë të emigracionit, proteksionizëm ekonomik dhe deregulim. Ai shpesh i rikthehet temave të lidhura moton “Amerika e para” dhe kritikon atë që e sheh si globalizëm i tepruar. Trump ka ndërtuar fushatën e tij rreth premtimeve për të rikthyer sigurinë kombëtare, për të rilindur ekonominë dhe për të adresuar atë që ai e quan çështje të korrupsionit dhe joefikasitetit në Uashington, D.C.

Nga ana tjetër, Kamala Harris thekson unitetin, drejtësinë sociale dhe zgjerimin e reformave progresive të iniciuara nën administratën Biden. Fushata e saj vë në dukje ndryshimet klimatike, kujdesin shëndetësor, kontrollin e armëve dhe të drejtat riprodhuese si çështje kryesore. Harris paraqitet si një mbrojtëse e diversitetit dhe barazisë, shpesh duke iu referuar sfondit të saj si prokurore dhe rolit të saj në Senat dhe si zv. presidente për të luftuar pabarazinë racore dhe gjinore.

Një pikë e madhe përplasjesh në debatet midis Trump dhe Harris ka qenë ekonomia. Trump shpesh kritikon trajtimin e inflacionit dhe rritjen e çmimeve nga administrata aktuale, duke argumentuar se politikat demokrate kanë çuar në paqëndrueshmëri ekonomike. Trump mbron uljen e taksave, pavarësinë energjetike dhe deregulimin për të stimuluar rritjen ekonomike.

Harris i kundërpërgjigjet duke vënë në dukje papunësinë e ulët dhe investimet në infrastrukturë si pjesë e një strategjie afatgjatë për qëndrueshmëri ekonomike. Ajo thekson drejtësinë në tatimim dhe investimin në energji të gjelbër dhe inovacion si rrugë drejt një rritjeje të qëndrueshme. Harris gjithashtu adreson nevojën për mbështetje qeveritare në fusha si arsimi dhe strehimi për të siguruar një begati të drejtë për të gjithë.

Në këtë temë të ndjeshme Harris u tregua si debatuese e zonja duke e shpërqëndruar kundërkandidatin e saj për një çëshjte shumë delikate për të: numri i pjesëmarësve në mintingjet e Trumpit ku ai doli nga tema e ekonomisë dhe filloi të meret sërish me madhësinë e turmave që i ndjekin mitingjet.

Qëndrimi i fortë i Trump për emigracionin mbetet një çështje thelbësore që ishte sërish në fokusin e deklaratave tl babaza të përhapura nga ai. Kësaj rradhe ai shkoi një hap më tej duke akuzuar migrantët se i hanë qentë dhe macet e vendasve. Moderuesit e debatit reaguan menjëherë duke thënë se nuk ka asnjë kallëzim penal të njohur për këtë çështje deri më tani.

Kjo ishte padyshim pjesa më kontraverse e debatit që e vendosi ish-presidentin në një pozite të palakmueshme si njeri që meret me konsiracione dhe të pavërteta të cilat lehtsisht mund të vërtetohen

E drejta e abortit është ndër çështjet shoqërore kanë krijuar ndasi të thella midis kandidatëve. Trump është hapur kundër abortit, duke lavdëruar vendimin e Gjykatës së Lartë në 2022 për të përmbysur Roe v. Wade dhe duke mbështetur kufizime ose ndalime të rrepta në shumë shtete. Ai në këtë rast tha edhe një të pavërtetë tjetër për të cilën menjëherë reaguan moderatorët. Trump deklaroi se demokratët janë në favor të ekzekutimit të bebeve edhe pasi lindin, diçka morbide dhe jolegale në çdo vend të botës, madje edhe tek ato me ligje shumë liberale të abortit. Në kontrast, Harris ka mbrojtur vazhdimisht të drejtat për abort, duke e quajtur vendimin e Gjykatës së Lartë një hap prapa për shëndetin dhe barazinë e grave.

Një çështje qendrore në këto zgjedhje është trashëgimia e sulmit ndaj Kapitolit më 6 janar. Trump deklaroi që nuk ka t bëjë me atë sulm dhe vetëm ka mbajtur fjalim atë ditë, por kjo nuk është e vërtetë. Ai në atë kohë nxiti popullatën me fjalimet e tij duke thënë se zgjedhjet ishin vjedhur dhe se fitorja ndaj tij ishte marë padrejtësisht. Ndërkohë, Harris e përshkruan këtë si një kërcënim për demokracinë, duke e paraqitur kandidaturën e saj si një mbrojtje të normave dhe institucioneve demokratike. Ajo shpesh i referohet hetimeve dhe aktakuzave të lidhura me rolin e Trump në ngjarjet përreth 6 janarit, si një paralajmërim për pasojat e minimit të sundimit të ligjit.

Në politikën e jashtme Donlad Trump nuk u deklarua qartazi nëse është pro fitores së Ukrainës në luftë me Rusinë, ndërsa sa i përket luftës në Gaza, asnjëri nga kandidatëtn nuk shprehën qndrim të qartë për përfundimin e konfliktit (Harris përmendi vetëm angazhimin për të arritur një armëpushim).

Debati midis Trump dhe Harris ka polarizuar votuesit, me botëkuptimet e tyre të ndryshme që tërheqin qëndrime diametralisht të kundërta. Trump ruan mbështetje të fortë midis votuesve konservatorë, veçanërisht në zonat rurale dhe mes punëtorëve me bluza të kaltër, ndërsa Harris tërheq mbështetje nga zonat urbane, votuesit e rinj dhe grupet e pakicave. Të dy kandidatët përballen me sfida: Trump vazhdon të përndiqet nga betejat ligjore dhe polemikat, ndërsa Harris duhet të përballet me shqetësimet për përvojën e saj dhe aftësinë për të udhëhequr, duke pasur parasysh rolin e saj herë-herë polarizues si zv. Presidente. Por sa i përket debatit të së martës, një gjë ishte e qartë, Harris ishte fituese absolute e atij debati.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.