DASH thirje amerikanëve të largohen nga Libani, shkak konflikti i vazhdueshëm atje
Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi një kërkesë që u kërkoi amerikanëve në Liban të largoheshin nga atje, raporton Euronews.
“Për shkak të natyrës së paparashikueshme të konfliktit të vazhdueshëm midis Hizbollahut dhe Izraelit dhe shpërthimeve të fundit në të gjithë Libanin, duke përfshirë Bejrutin, Ambasada e SHBA u bën thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Libani ndërsa opsionet tregtare mbeten ende të disponueshme,” -thuhet në kërkesë.
“Në këtë kohë, fluturimet komerciale janë të disponueshme, por me kapacitet të reduktuar. Nëse situata e sigurisë përkeqësohet, opsionet tregtare për t’u nisur mund të bëhen të padisponueshme,” -vijon kërkesa më tej.
SHBA-ja u bëri thirrje “fuqishme” amerikanëve në Libanin jugor, pranë kufijve me Sirinë dhe ose në vendbanimet e refugjatëve që të largoheshin menjëherë nga ato zona.