DAP me apel: Mos i hapni sms-porositë të cilët ju ftojnë të mbushni formularë në ueb-faqe të rrejshme

SMS-së  porositë në të cilat kërkohet që të kryhet paraqitje e detyrueshme është ueb-faqe e rrejshme. DAP, apelon qytetarët që assesi të mos e hapin ose të mbushin formularë në ueb-faqen e rrejshme “https: ujp-gov.mk/potvrda”, transmeton Portalb.mk.

“Assesi mos e hapni këtë ueb-faqe e të rrejshme pasi që prej jush kërkohet që të plotësoni fusha me të dhënat tuaja personale, të dhëna nga kartela pagesore dhe të ngarkoni fotografi nga letërnjoftimi juaj”, thonë nga DAP.

 

 Ueb-faqja e rrejshme e DAP-it
Ueb-faqja e rrejshme e DAP-it

Prej atje shtojnë se shpërndarja e të dhënave personale nëpërmjet kësaj ueb-faqes së rrejshme mund të shkaktojë keqpërdorim të tyre.

“Ueb-faqja është e rrejshme, nuk është në pronësi të Drejtorisë për të Ardhura publike. Dërguesi i porosive tenton që t’i keqpërdorë emrin dhe logon e DAP-it dhe t’i hutojë qytetarët, të ndajnë të dhëna personale dhe në atë mënyrë të ekspozohen në rrezik dhe keqpërdorim të mundshëm. Drejtoria e të Ardhurave Publike i ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet e domosdoshme për menaxhim me këtë situatë”, shtojnë nga Drejtoria.

 Ueb-faqja e rrejshme e DAP-it
Ueb-faqja e rrejshme e DAP-it

MPB: Mos bini pre e e-maileve të rreme në emër të drejtorit të BSP-së, Tasevski dhe Europolit është mashtrim

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme këto ditë ka pranuar raportime nga qytetarët për mesazh elektronik të pranuar kinse në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, në bashkëpunim të pretenduar me Europolin, në të cilin, në formë të një lloj kërkese për sqarim gjyqësor, njoftohet marrësi i mesazhit se i nënshtrohet procedimit të pretenduar ligjor për një sërë veprash penale fiktive, të cilat nuk i ka kryer. Duke vepruar kështu, marrësi i mesazhit ftohet të kontaktojë dërguesin me një lloj shpjegimi për aktet e supozuara.

MPB bën me dije qytetarët se bëhet fjalë për mesazh të rremë që nuk është dërguar nga MPB dhe as nga ndonjë institucion ligjzbatues.

“Këto e-mail janë përpjekje klasike për mashtrim, në të cilën qëllimi i mashtruesve është të marrin të dhënat personale të dërguesit për abuzim të mëtejshëm. Për këtë arsye apelojmë për vëmendje të veçantë, që të mos hapen këto mesazhe, e aq më pak të kontaktohet dërguesi përmes linkut të dhënë dhe të shpërndahen të dhënat personale që do të kërkohen. Gjithashtu, paralajmërojmë që të mos hapen linqe dhe skedarë të tillë bashkangjitur me mesazhet e-mail nga dërgues të panjohur, në mënyrë që të mbroni softzuerin nga malware”, njoftojnë nga MPB.

Njëkohësisht, sipas MPB-së, tentativat e tilla për mashtrim janë të karakterit ndërkombëtar, duke pasur parasysh se mesazhe elektronike me përmbajtje të ngjashme në periudhën e kaluar janë dërguar edhe për qytetarët në vendet e rajonit.

“Njoftojmë qytetarët edhe se në Departamentin për Krime Kompjuterike është raportuar se është krijuar një uebfaqe e rreme e Drjetorisë së të Ardhurave Publike, nga ku dërgohen mesazhe për një lloj paraqitjeje të detyrueshme në link të rremë. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos hapin mesazhe të tilla dhe të mos i lënë të dhënat nga llogaritë e tyre bankare pasi bëhet fjalë për mashtrim”, paralajmëruan nga MPB.

Emaili duket kështu:

Printscreen nga mashtrimi, foto e siguruar nga Portalb.mk