Daniela Dimovska është kryetarja e re e Gjykatës Themelore Penale Shkup
Këshilli Gjyqësor zgjodhi gjyqtaren Daniela Dimovska si kryetare të re të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, me katër vota “pro” në një votim sipas parimit të Badinterit. Gjatë seancës, disa anëtarë të Këshillit Gjyqësor shpjeguan mbështetjen e tyre për Dimovskën, duke theksuar se programi i saj i punës ofron një vizion për zhvillimin dhe menaxhimin më të mirë të gjykatës, transmeton Portalb.mk.
“Duke marrë parasysh raportin e kryetares së Komisionit, votova për Daniela Dimovska. Lidhur me programin dhe planin e veprimit, zgjodha gjyqtaren Daniela sepse ajo ka risi për menaxhimin në Gjykatën Penale, ndryshe nga kandidatja tjetër që është një gjyqtare solide”, tha anëtari i Këshillit Gjyqësor Isamedin Limani.
Anëtarja e Këshillit Antoaneta Dimovska vlerësoi se të dy kandidatët janë me cilësi të lartë, por se programi i Daniela Dimovska la një përshtypje më të fortë.
“Ivica është gjyqtar i fortë, ka punuar në raste serioze. Por unë mora pjesë në intervistën e të dy kandidatëve dhe pata edhe një ndryshim në qasjen e të dy kandidatëve për të parë se si duhet të menaxhohet gjykata. Dimovska kishte një vizion se si duhet të menaxhohet, çfarë duhet të bëjë si kryetare e ardhshme. Programi i Dimovskës është zhvillimor, vizionar dhe realist në përputhje me buxhetin, si dhe optimist se mund të sigurojë fonde”, tha Dimovska.
Dimovska u zgjodh kryetare e përkohshme e Gjykatës Themelore Penale të Shkupit një vit më parë. Më parë ajo ishte gjyqtare në Departamentin për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin në të njëjtën gjykatë.