City – Inter, sot luhet finalja e madhe e Champions League

Sot luhet finalja e Champions League në mes Mancheter Cityt dhe Interit, raporton KlanKosova. Finalja do të luhet në Stamboll të Turqisë, ku City kërkon ta shkruaj historinë për ta fituar trofeun më të rëndësishme në Evropë për herë të parë.

Ndërsa, Interi kërkon që dështimin në Serie A ta mbulojë me trofeun e katërt në histori të klubit.

Ndeshja do të nisë nga ora 21:00 në stadiumin Ataturk, teksa favorit në këtë takim konsiderohet Manchester City, i cili në gjysmëfinale eliminoi Real Madridin, klubin më të trofeshëm në këtë kompeticion, ndërsa Interi eliminoi Milanin.