Ciceroni kulturor: Në Shkup rishfaqet ‘Daja Vanja’, në Tetovë promovohet libri i Merita Abazit

Portalb.mk si gjithnjë, mundohet t’ua sjellë agjendën kulturore të ngjarjeve në Maqedoninë e Veriut përmes ”Ciceronit kulturor”. Fare lehtë, nëse nuk e gjeni ngjarjen tuaj të shënuar këtu, mund të na shkruani në rrjetet tona sociale ose në faqen tonë dhe përfundimisht do ta vendosni ngjarjen tuaj aty ku duhet dhe ku më lehtë arrin te lexuesi.

SHKUP

  • 4 qershor, në orën 20.00

Teatri Shqiptar i Shkupit.

Rishfaqet ‘Daja Vanja’ nga Anton Çehov me regji të Vlladimir Millçinit.

  • 3 qershor, në orën 11.00

Promovim i studimit nga Asociacioni për Afirmimin e Gruas.

‘’Familja, prindërimi dhe shëndeti mendor në vitet e adoleshencës ‘’.

Vendi: Hamami Daut Pasha.

TETOVË

  • 7 qershor, në orën 17.00

‘Nëpër stuhi të kohës’.

Vendi : UEJL, salla e bibliotekës.