Çair, dy të rinj janë sulmuar me armë zjarri

Policia e Shkupit lajmëroi se dje në ora 18:58 në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Çairit, dy të rinj me iniciale të njejta, A.P.(22) dhe A.P.(23), të dy nga Shkupi janë sulmuar nga disa persona me armë zjarri dhe armë të mprehtë, transmeton Portalb.mk.

Sipas policisë, A. P. (23) është plagosur me një mjet të mprehtë, ndërsa A.P. (22) ka pësuar plagë me armën e zjarrit.

Është kryer ekspertiza dhe po merren masat për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë kallëzime penale përkatëse.