Bytyqi: Për uljen e pagave të zyrtarëve duhet të ndryshohen shtatë ligje

Nuk mund që me një ligj të adresohen të gjithë 1.260 zyrtarë, duhen shtatë ndryshime ligjore, tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, i pyetur nëse çështja për pagat e zyrtarëve është i përfshirë në buxhet, transmeton Portalb.mk.

“Ndryshimi në një ligj do të thotë derogim i disa të drejtave nga një ligj tjetër, që është antikushtetues. Grupi punues është duke e shqyrtuar dhe së shpejti do të ketë një propozim për Qeverinë, e më pas ta përcjellë në Kuvend”, tha zëvendëskryeministri.

Siç shtoi ai, buxheti tani planifikon ulje të caktuara të obligimeve për rritjen e pagave.

“Ajo që u shpall me pompozitet se do të kishte rritje, nuk do të ndodhë. Është paralajmëruar se për shkak të metodologjisë, të gjithë zyrtarët do të marrin paga më të larta, por kjo nuk do të ndodhë këtë vit”, tha Bytyqi.

Ai paralajmëroi shkurtime në fusha të tjera ku ka kosto joproduktive.

Korrigjimin e Ligjit për pagat e zyrtarëve ishte vetë Bytyqi që e paralajmëroi, i cili tha se një pjesë e mjeteve do të ripërdoren për masa kundër krizës për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

Krerët e shtetit, të Kuvendit dhe të Qeverisë u paralajmërua se në maj do të marrin paga më të larta për rreth 70 mijë.

Pagat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të nënkryetarëve të Kuvendit janë rritur për rreth 60 mijë denarë, ndërsa të ministrave dhe deputetëve për rreth 56 mijë denarë.

Pagat e funskionarëve llogariten duke shumëzuar bazën me një koeficient të caktuar në varësi të pozicionit. Ligji për pagat e zyrtarëve parasheh që bazë të jetë paga mesatare e vitit paraprak, por për vite me radhë është ngrirë në nivel më të ulët. Më 21 mars, gjykata vendosi të heqë ngrirjen, pas së cilës pagat do të rriten ndjeshëm.

Paga më të larta nga funksionarët kanë presidenti i shtetit, Kuvendit dhe Qeverisë. Ligji parashikon që ata të marrin pagë në masën e pagës mesatare të vitit të kaluar shumëzuar me koeficientin 4.5. Paga mesatare bruto e paguar në vitin 2022 është rreth 47 mijë denarë. Kësaj i shtohet një rritje prej gjysmë për qind për çdo vit stazh pune.

Sipas këtij vendimi, presidenti Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski për disa ditë do të kenë rritje të pagave prej rreth 70 mijë denarë. Deri më tani kanë marrë rreth 90 mijë, e tash e tutje rreth 160 mijë denarë.