Bujqit e Francës u mblodhën për të protestuar në unazën rrugore të qytetit Arras, në rajonin Pas-de-Calais, transmeton Portalb.mk.
Protestat po vazhdojnë në mbarë Francën.
Qytetarët kanë bllokuar trafikun në shenjë proteste pasi janë të zemëruar për asgjësimin e kopeve të infektuara me dermatozë.
Bujqit shprehën shqetësime edhe për politikat bujqësore.
Ata kundërshtojnë marrëveshjet tregtare dhe taksat. Sipas tyre, ekziston konkurrencë e padrejtë në treg.
Protestat pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.