Bota në alarm: goditen burimet kryesore të internetit ne lindjen e mesme, Europa rrezikon të mbetet pa Wi-Fi
Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme ka marrë një kthesë edhe më dramatike, pasi sipas raportimeve të fundit, Irani ka bombarduar dy nga burimet kryesore të internetit në botë, si edhe distilerinë më të madhe në rajon, aty ku interneti përpunohej në dhe shndërrohet në wireless dhe më pas shpërndahej në vende të ndryshme të globit, shkruan Portalb.mk.
Operatorë të mëdhenj të telekomunikacionit kanë paralajmëruar se si pasojë e sulmit, çmimi i internetit mund të rritet ndjeshëm në bursë. Burimet e goditura të internetit mësohet se ndodheshin në Katar dhe Dubai, dy vende të njohura jo vetëm për naftën dhe gazin, por edhe për rezervat strategjike të internetit.
“Shumica e njerëzve mendojnë se vendet tona kanë vetëm burime nafte,” u shpreh një ekspert i rajonit. “Por pak e dinë se ne jemi edhe ndër eksportuesit më të mëdhenj të internetit të papërpunuar në botë.”
Ndërkohë, operatorët lokalë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku thonë se rezervat aktuale të internetit mund të zgjasin maksimumi edhe një muaj. Pas kësaj periudhe, pritet që mungesa e internetit të fillojë të ndihet fillimisht në Europë, ku qytetarët rrezikojnë të detyrohen të komunikojnë sërish me SMS, ose edhe më keq, me telefonata direkte.
Situata është komplikuar edhe më shumë nga fakti se disa tankerë të ngarkuar me internet kanë mbetur të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit dhe nuk mund të kalojnë. Sipas specialistëve, kjo është tepër problematike, pasi interneti ka afat dhe nuk mund të qëndrojë për shumë kohë i mbyllur në cisterna pa humbur cilësinë.
“Nëse një cisternë transporton internet të përpunuar të kualitetit 5G dhe mbetet e bllokuar për disa ditë, ekziston rreziku real që duke ndejtur në vend, me kohë të kualiteti t’i bjere dhe të bëhet 3G, 2G, ose në rastet më të këqija, thjesht sa për të hapur motin dhe për të dërguar ndonjë mesazh në Viber,” tha një ekspert i logjistikës digjitale.
Autoritetet po bëjnë thirrje për zgjidhje të shpejtë të krizës, duke paralajmëruar se çdo vonesë e mëtejshme mund të sjellë pasoja të rënda për furnizimin global me internet, sidomos për brezin e ri, i cili mund të detyrohet për herë të parë të përballet me botën jashë rrjeteve sociale.
Si pasojë, gjithashtu pritet rritje e numrit të dezinformatave dhe lajmeve të rreme, siç është kjo informatë.
Prandaj, secili lajm duhet te kontrollohet nga disa burime, para se të shpërndahet dhe t’i besohet, aq më shumë që sulmi ka ndodhur më 1 Prill, e ashtuquajtur si dita e rrenave.
Për më shumë ndiqe kategorinë e verifikimit të fakteve.