Pas një ndërprerjeje të gjatë pa energji elektrike që nxori jashtë përdorimit trenat, ashensorët dhe izoloi gjithë jetën e qytetarëve, autoritetet ende nuk kanë arritur që të kenë gjetur një shkak përfundimtar, raporton ABC.
Kundërshtarët politikë të Sanchez drejtuan gishtin nga investimet e pakta, duke kritikuar një sistemin energjetik që mbështetet gjithnjë e më tepër tek energjia diellore dhe ajo e erës.
Kryeministri Pedro Sanchez përballet me presion në rritje për të shpjeguar se çfarë shkoi keq. Sanchez ka njoftuar një hetim zyrtar dhe tha se po kërkonte përgjigje nga kompanitë private të energjisë që furnizojnë rrjetin me energji.
Kundërshtarët e Sanchez kanë bërë thirrje që një hetim i pavarur të kryhet nga parlamenti i Spanjës në vend të hetimit qeveritar.