Çmimi i Bitcoin preku një nivel të ri rekord në afër 109 mijë dollarëve ndërsa industria kripto është optimiste përpara se Donald Trump të marrë drejtimin e SHBA-ve ditën e sotme, raporton PCW.
Bitcoin arriti vlerën 108,786 sipas CoinGecko ndërsa aktualisht po tregtohet me 108,142 dollarë, afro 3.2 përqind më lart se një ditë më parë.
Lajmi vjen pasi Trump përmendi Bitcoin gjatë një fjalimi ditën e Dielë kur tha se “Bitcoin ka thyer rekord pas rekordi.”
Tregjet presin që Trump të bëjë lëvizjet e para pro industrisë kripto gjatë ditës së inaugurimit. Shumë presin që Trump të veprojë me shpejtësi për krijimin e një rezerve strategike të Bitcoin në 100 ditët e tij të para.
Burime të afërta me Trump thonë se ai do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për krjimin e një këshilli kripto përbërë nga 20 themelues dhe CEO të industrisë.
Hera e fundit që Bitcoin u ngjit mbi 108 mijë dollarë ishte më 17 Dhjetor. Rritja e fundit vjen pasi Bitcoin ra deri në 89,800 dollarë të Hënën e kaluar.