BE-ja vuri në fuqi rregulloren që ndalon furnizimet me gaz rus
Bashkimi Evropian ka vënë në fuqi rregulloren mbi ndalimin e plotë dhe të pakufizuar të furnizimeve me gaz rus, sipas rregullores së postuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian, transmeton Euronews.
“Kjo Rregullore ofron një kornizë për eliminimin e ekspozimit të mbetur të Bashkimit ndaj rreziqeve të konsiderueshme për tregtinë dhe sigurinë e furnizimit që vijnë nga tregtia e gazit natyror me Federatën Ruse dhe për përgatitjen e heqjes efektive dhe në kohë të importeve të naftës nga Federata Ruse”, thuhet në dokument.
Rregullorja hyn në fuqi që nga shpallja e saj dhe përcakton ndërprerjen e plotë të çdo importi gazi nga Rusia deri në fund të vitit të ardhshëm.