Padi për 25 vjeçarin nën dyshimet se ka shitur bileta fals për një koncert në Shkup

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar shkupjanin 25 vjeçar pasi dyshohet se ka shitur bileta për një koncert i cili as nuk ishte planifikuar të mbahet, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal në Prokurorinë Publike Shkup kundër A.H. (25) nga Shkupi për kryerjen e veprës penale “Mashtrim kompjuterik” sipas nenit 251-b të Kodit Penal. A.H. në periudhën nga 04.04.2025 deri më 13.06.2025 si person përgjegjës i një kompanie që organizon ngjarje muzikore”, sqaroi Policia.

Ai kishte mashtruar njerëzit që të blejnë bileta për koncertin, edhe pse nuk kishte nje plan të tillë. Paratë e marra, nuk i ka kthyer.