Bastisje në Kavadar, është gjetur drogë

Ministra e Punëve të Brendshme informoi se, ka kryer bastisje në Kavadar, gjatë së cilës është gjetur një sasi e drogës. Sipas njoftimit të policisë, gjatë këtij aksioni janë arrestuar dy persona, transmeton Portalb.mk.

“Më 03.09.2023 në orën 00:43 në Sheshin e Qytetit në Kavadar, nëpunës policor nga zyra e jashtme për çështje kriminalistike Kavadar, kanë privuar nga liria P.M. (24) dhe 21 vjeçaren R.I, që të dy nga Kavadari, sepse gjatë bastisjen tek ata, te P.M. është gjetur dhe është marrë substancë e bardhë. Më vonë gjatë bastisjes te shtëpia e P.M., të realizuar me urdhër të policisës, është gjetur dhe është marrë marihuanë, lëndë me mbetje të marihuanës dhe para”, thuhen në njoftimin e MPB-së.

Më tej shtohet se, personi është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet kallëzim adekuat.