Barcelonë, treni goditi një grup njerëzish, 4 të vdekur

Të paktën katër persona humbën jetën kur një tren urban goditi një grup njerëzish që kalonin binarët pranë qytetit të Barcelonës në Spanjën lindore, raporton Anadolu.

Drejtoria e Përgjithshme për Mbrojtjen Civile të Administratës Autonome të Katalonjës konfirmoi se katër persona humbën jetën kur u përplasën nga treni.

Ata thanë se një grup prej shtatë personash po përpiqeshin të kalonin hekurudhën në një pikë të ndaluar për këmbësorët në rajonin Valles Oriental pranë Barcelonës.

Zyrtarët e pushtetit vendor bënë të ditur se ka qenë një grup të rinjsh që po kalonin binarët hekurudhorë për të shkuar në një koncert.