Banorët e Gazës duhet të evakuohen: Izraeli ka nisur “operacion i rëndësishëm”, tha Netanyahu

Ushtria izraelite nisi një inkursion tokësor në qytetin e Gazës herët të martën, sipas tre zyrtarëve izraelitë, duke nisur një operacion të rrezikshëm për të marrë kontrollin e një zone kyçe urbane, edhe pse qindra mijëra banorë mbeten atje, raporton New York Times.

Dy nga zyrtarët thanë se inkursioni tokësor ishte në fazat e tij të hershme. Të gjithë folën në kushte anonimiteti për të diskutuar operacione të ndjeshme ushtarake dhe qeveritare.

Gazetarët aktualisht po pyesin panelin prej tre anëtarësh të ekspertëve të komisionit hetimor të OKB-së, të kryesuar nga Navi Pillay, një ish-shef i të drejtave të njeriut të OKB-së nga Afrika e Jugut, mbi konkluzionin e tij se Izraeli kreu gjenocid kundër palestinezëve në Gaza.

Ministria e Jashtme e Izraelit hodhi poshtë gjetjet e komisionit hetimor të OKB-së për gjenocid, duke e denoncuar raportin si “të shtrembëruar dhe të rremë”.

Zëdhënësi akuzoi tre ekspertët në komitet se në fakt ishin “zëdhënës të Hamasit” dhe se mbështeteshin “tërësisht në gënjeshtrat e Hamasit, të shpifura dhe të përsëritura nga të tjerët” që “janë hedhur poshtë plotësisht”.