Bajram Begaj në Tetovë, foli për Marrëveshjen e Ohrit, Ligjin e Gjuhëve dhe ruajtjen e traditës

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj sot ka qëndruar për vizitë në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Fillimisht ai u prit në Komunën e Tetovës nga kreu Bilall Kasami., ku më pas u drejtuan drejt shkollës fillore ‘Liria’ për programin artistik nga nxënësit.

Më pas ai vizitoi Xhaminë e Larme, Arabatin Baba Teqe dhe Universitetin e Tetovës.

“Gjithë ne sipas mënyrës sonë, mundësive dhe aftësive duhet të bëhemi misionar të shqiptarisë. Të ruash gjuhën traditën dhe elementin identitar e ti promovosh këto vlera ndër breza e vite është kauza jonë e përbashkët e që na mban gjallë…Pas shumë vitesh përpjekje e sakrificë, tashmë Marrëveshja e Ohrit na ka siguruar këtë të drejtë themelore me Ligjin e gjuhëve dhe ne duhet ta mbrojmë me çdo çmim atë, e mua do të më keni gjithmonë në krah e mbështetje”, deklaroi Bajram Begaj.

Pas Tetovës, Begaj vizitoi edhe Gostivarin. Ku kreu i komunës, Valbon Limani i dhuroi  “Çelësin e qytetit”, mirënjohja më e lartë që ndan Komuna e Gostivarit për personalitete me kontribut dhe rëndësi të veçantë.

Më pas Begaj vazhdoi vizitën në Dibër.

Presidenti dje qëndroi në Shkup ku pati takim me presidenten, kryeministrin, kryetarin e kuvendit, ndërsa iu drejtua me fjalë rasti edhe deputetëve.

Vizita e presidentit të Shqipërisë në vend filloi para dy ditëve në Çashkë dhe Çair.

Gjatë këtyre vizitave, Begaj është takuar me përfaqësues nga faktori politik dhe më gjerë.