AUV asgjësoi mbi 40 ton vezë të pasigurta përpara festave të Pashkëve

Në prag të festave të Pashkëve, shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) asgjësuan më shumë se 272 kilogramë ushqim të pasigurt, pjesa më e madhe e të cilit me origjinë shtazore. Më shumë se 40 ton vezë të pasigurta me origjinë nga Serbia fqinje u asgjësuan gjithashtu në mënyrë të padëmshme në deponinë e Drisllës, të cilat AUV thotë se u penguan të kontrabandoheshin në vend, transmeton Portalb.mk.

“Për mospërputhjet e identifikuara me 1221 kontrollet e jashtëzakonshme – vendosja në treg e ushqimit të skaduar, përdorimi i mishit të ngrirë (prerja) në përgatitjet e mishit, produktet e etiketuara në mënyrë të papërshtatshme dhe mospërputhje të tjera, u lëshuan 35 vendime për heqjen e tyre dhe u dhanë gjashtë paralajmërime”, njoftoi AUV.

Si pjesë e kontrolleve, inspektorët e AUV-së vendosën gjoba prej mbi 19 mijë eurosh.

“Kontrollet, të cilat kishin për qëllim të gjitha segmentet e zinxhirit ushqimor, përcaktuan gjithashtu se shtatë nga objektet nuk ishin të regjistruara si operatorë ushqimorë në AUV-së. Tre operatorë nuk kishin kryer ekzaminime të detyrueshme shëndetësore për punonjësit dhe nuk i plotësonin kërkesat në lidhje me trajnimin profesional për trajtimin e ushqimit, dhe 13 operatorë kishin kushte higjienike dhe teknike të pakënaqshme në mjediset e tyre të punës”, tha Agjencia, duke shtuar se kontrollet kishin për qëllim parandalimin e tregtimit të produkteve të pasigurta dhe luftimin e tregtisë së paligjshme para festave të Pashkëve.