Asfalt, kanalizim fekal dhe atmosferik në “Rrugën e Kaçanikut”, paralajmëroi Komuna e Butelit

Rruga e njohur si “Rruga e Kaçanikut”, tashmë me emrin bulevardi “Hasan Prishtina” (ish-Magjistralja e Adriatikut) pritet të ketë asfalt të ri, pasi do të instalohet kanalizim felak dhe atmosferik, transmeton Portalb.mk.

“Sot së bashku me drejtorin e Rajonit Malor të Shkupit, Jane Micevski, kemi nënshkruar marrëveshje për përpunimin e dokumenteve të projektit për rrugën e Kaçanikut, arteria kryesore në vendbanimin e Vizbegut”, njoftoi Komuna e Butelit, duke vlerësuar që kjo do të mundëson zgjidhjen e problemit që është me dekada.

Raportohet që projekti është për rrugën e gjatë rreth 3 kilometra, ndërsa në projekt do të përfshihet asfalti, kanalizim fekal dhe atmosferik.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar vendosi që gjithsej 360 milionë denarë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do t’i ndahen qytetit të Shkupit për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” në lagjen Vizbeg.